Shëndetësi

Sa kohë nevojitet që ilaçet të kenë efekt?

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 03 November 2017

Në qoftë se jeni duke vuajtur nga dhimbje të kokës, abdominale apo diçka e tillë, mund të përdorni një paracetamol apo ibuprofen.

Që nga moment kur e konsumoni ilaçin duhen të kalojnë 30 minuta që dhimbjet të lehtësohen.
Kjo është kohë që stomaku ka nevojë të shpërbej dhe të absorboj tabletën. Ndërsa për ilaçet anti-inflamatore, siç është ibuprofen, nevojiten deri në tre javë që të merrni tërësisht përfitimet dhe të liroheni nga sëmundjet kronike.
Përdorimi i ilaçeve preferohet pas ushqimit në mënyrë që të mos irritohet stomaku. Ndërsa në qoftë se dëshironi efekte më të shpejta, përdorni ilaçet në formë të lëngshme, kjo ngaqë stomaku e ka më të lehtë tretjen si dhe ngaqë veçse ilaçi është i shpërberë, do t’i ndjeni efektet më shpejtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera