Fokus

Sa klube striptizi janë në Kosovë?

Autori: Sylejman Sylejmani 15:36 | 05 October 2018

Mbi 1 mijë biznese janë të regjistruara në Kosovë si lokale të vallëzimit erotik të njohur si striptiz.

Më së shumti ka në Ferizaj, raporton Gazeta inFokus.

Së paku kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë. Megjithatë nuk tregohet nëse ky biznes është legal në Kosovë ose jo.

-Advertisement-

“Nuk është përgjegjësinë e ARBK-së të lejojë ose ndalojë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike për një subjekt ekonomik. Gjithsejtë me këtë NACE kodit 9329 janë të regjistruara 1,171 biznese”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të këtij institucioni për Gazetën inFokus.

Ata theksojnë se bizneset në Agjencinë e tyre regjistrohen për veprimtari ekonomike legale, kurse për licenca duhet të pajisen diku tjetër.

Nëse në regjistrin e bizneseve të regjistruara kërkohet emir striptiz, del se numri më i madh i lokaleve me këtë veprimtari është në Komunën e Ferizajt, ndërkaq në pjesët tjera të Kosovës numri është dukshëm më i vogël.

Gazeta inFokus ka raportuar gjatë ditës së sotme se disa të rinj kanë shpërndarë fletushka në sheshet e Prishtinës, në të cilat promovohej një klub striptizi.

Ato madje ishin shpërndarë edhe në prani të fëmijëve e të miturve. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera