Rozë

Sa ka fituar Beyonce nga turneu “Renaissance”?

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 06 October 2023

Turneu “Renaissance” i Beyonce filloi më 10 maj në Suedi dhe përfundoi më 1 tetor në Kansas City.

Para fillimit të turneut, Forbes vlerësoi se ikona e muzikës pop do të fitonte mbi dy miliardë euro.

Koncertet e këngëtares së “Cuff It” vendosën rekorde të shumta gjatë verës, përfshirë atë për fitimet më të larta në histori.

-Advertisement-

Në korrik, ajo fitoi 125 milionë euro dhe në gusht, ky numër u rrit në 170 milionë euro.

U raportua gjithashtu se “Renaissance” u bë turneu me fitimin më të madh nga një artiste femër, duke kaluar “Sticky & Sweet Tour” të Madonnas me 450 milionë euro.

Gjatë këtij turneu, mbretëresha e muzikës ndau po ashtu dy milionë euro për studentë dhe biznese të vogla përmes fondacionit të saj bamirës, ‘BeyGOOD’.

Gjysma e donacioneve shkuan për sipërmarrësit, me dreka të organizuara nga ‘BeyGOOD’ një ditë para çdo shfaqjeje për një shans për të fituar një grant prej 100 mijë eurosh.

Pjesa tjetër e dhurimit prej dy milionë eurosh u nda për ‘Renaissance Scholarship Fund’.

Për pesë muaj radhazi, në koncertet e Beyonce, pati momente të veçanta, performanca të mahnitshme e shumë surpriza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera