Fokus

Sa janë të sigurta ndërtimet e reja në Kosovë?

Autori: Doresa Geci 13:55 | 25 April 2019

Filluan të ndërtonin në ora 20:30 në katin e dytë pa u tharë mirë ende betoni. Duke i shmangur inspektorëve të ndërtimit, natën e së hënës, punëtorët për pak sa nuk humbën jetën kur e gjithë pllaka e një ndërtese në zonën industrial në Fushë Kosovë u shemb.

Po të njëjtën ditë, shembjes së një hoteli në Mitrovicë nuk i shpëtoi Visar Behrami 27 vjeçar.

Prerja e një shtyllë të gabuar kishte shkaktuar shkatërrimin e Hotel “Adriatikut” në Mitrovicë. Shembje e cila ia mori jetën 27 vjeçarit që punonte në kushte të tmerrshme të punës në një kompani që doli të mos jetë as e regjistruar fare.

-Advertisement-

Këto raste kanë ngritur në këmbë krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë vënë në dyshim cilësinë e ndërtimeve që po bëhen në Kosovë dhe kanë alarmuar inspektorët të marrin masa për të mbrojtur jetën e punëtorëve dhe banorëve të objekteve të ngjashme.

Për të shtuar sigurinë e cilësisë së ndërtimeve në Kosovë, i pari i qeverisë Ramush Haradinaj thirri në takim të mërkurën, përfaqësuesit e shoqatës së ndërtimtarisë,  përfaqësuesit e agjencisë se Menaxhimit të Emergjencave,  përfaqësuesit ministrive  si dhe  Policinë e Kosovës.

Haradinaj  gjatë këtij takimi, kërkoj shtimin e kapaciteteve të inspektimit dhe kontrollit adekuat të lejeve,shkruan gazeta inFokus.

Më shumë zëvendësministra se inspektor të ndërtimit

Shtimin e inspektoreve në vend punishte, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, e sheh si zgjedhje të rritjes së sigurisë së ndërtesave në Kosovë.

“Më pozitive kishte me qene për sigurinë e të gjithë qytetareve që të kemi në vende 80 zëvendësministrave më shumë inspektorë. Një zëvendës ministër sigurisht bën shpenzime sa katër inspektor edhe minimumi  80 zëvendësministra qe kemi dhe mos te kemi së paku 200 inspektor, kjo është diçka që dikush po bënë qëllimisht”,  ka thënë Azemi.

Por, sipas tij mungesa e persona adekuatë të cilët do të duhej të vlerësonin punën është një ndër arsyet që po shkakton shembjet e ndërtesave.

“Është shumë e vërtet se po shihen gjërat që edhe objektet e reja të cilat po ndërtohen si në rasti në Fushë Kosovë që u shembë, ata që  po e mbikëqyrin punën nuk janë në nivelin e duhur. Vetë fakti sot po ndërtohet edhe mas një ore po të rrezohet tregon se diçka nuk është në rregull”, ka thënë Azemi për gazetën inFokus.

Sipas Jusuf Azemit çdo kompani ndërtimi duhet a ketë ekspertin e vetë, i cili e vlerëson që  puna që kryhet  a është në rrezikshmëri a po nuk është.

Pronarët e kompanive nuk i dëgjojnë inxhinierët

Por ai thotë se pronarët shpesh here ndërhyjnë tek puna e inxhiniereve duke i bërë presion atyre.

“Në Kosovë ekzistojnë ligjet  të cilat çdo punëtori dhe inxhinier kanë të paracaktuar mënyrën se duhet të kryejnë punët. Mirëpo në vendin  tonë  është një kapje e shteti,  për të cilin edhe  vetë  inxhinieri ndodh ta sheh se nuk guxon te punon por pronari ia imponon. Kështu  inxhinieri ndodh duhet ta dëgjoj pronarin ose të shkoj në  shtëpi”, ka treguar Azemi.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha në Kosovë  ka thënë për gazetën inFokus se sigurinë e objekteve duhet ta vlerësojnë secila kompani.

“Objekti që u shemb në Fushe Kosovë është defekt për shkaqe teknik, mirëpo në përgjithësi mendoj që janë të sigurta pasi që objekteve ju behet një kontroll, ndërsa për siguri mundet me fol secila kompani ai që ka projektuar”, ka thënë Hoxha.

Pasiguria dhe cilësia e dobët e ndërtimeve në Kosovë kishte marrë jetën edhe në vitin 2014 një 28 vjeçareje në Ferizaj. Derisa ajo po kalonte në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pllaka e mermerit që kishte renë  nga kati i katërt i një ndërtese kishe lënë pa shenja jete./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera