Lajme

Sa janë të përfshirë shqiptarët e Preshevës në programet e partive politike?

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 09 June 2017

artitë politike që nga dita kur kanë filluar zyrtarisht fushatën nuk kanë lënë vend pa vizituar duke prezantuar secila programin qeverisës dhe kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit.

E shqiptarët e Preshevës të cilëve po u shtypen të gjitha e drejtat nga politikat asimiluese serbe, nuk janë përmendur edhe shumë gjatë fushatës nëpër programet e tyre. Mirëpo, njëri prej kandidatëve u përkujdes që të shkoj në Preshevë për të kërkuar votën, jo fizikisht, por fotografia e tij zuri vend në një billbord në territorin e Preshevës.
Ndërsa, edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim në Gjilan është deklaruar se “Kosova nuk do të heq dorë nga vëllezërit dhe motrat në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, për Indeksonline ka thënë se edhe Presheva si krahinë shqiptare është përfshirë në programet politike, në disa parti më pak e në disa më shumë.

-Advertisement-

“Partitë politike në Kosovë gjatë fushatës elektorale të 11 qershorit nuk e kanë lënë pa e prekur edhe çështjen e Luginës së Preshevës. Kush më shumë e kush më pak në programet e tyre politike e kanë vënë si prioritet edhe këtë krahinë shqiptare e cila e ka të drejtën e votimit kryesisht personat e zhvendosur që jetojnë në Fushë Kosovë Prishtinë Gjilan e Dardanë. Me rëndësi është që procesi zgjedhor të shkoj mbarë korrekt, i qetë dhe fer dhe nga këto zgjedhje të del fituese Kosova dhe shqiptarët kudo që janë ngase me një Kosovë të fortë e stabile edhe Lugina ndjehet më e qetë dhe më e sigurt” ka thënë Musliu për Indeksonline.

I pyetur për vendosjen e posterit të Vetëvendosjes në territorin e Preshevës, Jonuzi ka deklaruar se është krejtësisht normale, bile sipas tij do duhej të hapen edhe kutit e votimit, njësoj sikur Serbia në Kosovë që po bënë.

“Krejt normale pse mo të vendosen posterët, bilbordet e partive politike të Kosovës në Luginë të Preshevës. Bile të hapen edhe kutitë e votimit për ata persona që e kanë të rregulluar dyshtetësinë. Kur Serbia po mundet në Kosovë t’i hap kutitë të bëjë fushatë elektorale pse edhe Kosova mos ta bëjë këtë në formë reciprociteti” është shprehur Musliu shkruan Indeksonline.

Musliu ka deklaruar se disa nga kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës që janë me ogjininë nga Lugina e Preshevës gjatë fushatës zgjedhore kanë shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen e rëndë politike të shqiptarëve në Preshevë.

Gjendja politike dhe e sigurisë në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë jo e mirë për shkak të serbeve të cilët përmes formave detyruese ndaj shqiptarëve, po dëshirojnë të asimilojnë gjithçka qka është shqiptare.

Politikat serbe që po zbatohen në Luginën e Preshevës, aktualisht i kanë lënë rreth 4 mijë shqiptar pa shtetësi apo qytetar të “askujt./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera