Lajme

Sa janë kosovarët marakli të internetit?

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 17 November 2021

Sipas statistikave, përdorimi i internetit gjatë 2021-tës ka pasur rritje prej 11.1 në përdorimin e linjave fikse, ndërkohë që një rritje prej 8.3 për qind vërehet në përdorimin e internetit nga linjat mobile.

Shumica prej absolute e kosovarëve janë përdorues të internetit, të cilin e përdorim nga pajisjet e ndryshme dhe pothuajse çdo moment të ditës.

Bazuar në të dhënat e raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me titull “Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, 2021”, del se mbi 96.1 për qind të ekonomive familjare kanë qasje në internet.

-Advertisement-

Shumë nga familjet kosovare e shfrytëzon internetin përmes rrjeteve optike, ose kabllore (ODSL, DSL, VDSL) internet kabllor, Wifi, ndërkohë që 62.3 për qind qasën përmes telefonave të tyre (telefonave të mençur, tableteve etj.) .

“96.1 për qind e ekonomive familjare kanë qasje në”, thuhet në raport.

Sipas statistikave, përdorimi i internetit ka pasur rritje prej 11.1 në përdorimin e linjave fikse, ndërkohë që një rritje prej 8.3 për qind vërehet në përdorimin e internetit nga linjat mobile.

“Në krahasim me vitin 2020, vërehet se ka pasur rënie në përqindje të përdorimit të internetit përmes linjës fikse prej 1.1 për qind, por nga ana tjetër ka pasur rritje në përdorimin e internetit nga linja mobile prej 8.3 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, sa i përket përdorimit të internetit, del se 87.6 për qind e qytetarëve në vend e kanë përdorur atë çdo ditë, ku në krahasim me vitin e kaluar vërehet një rënie prej 11.4 për qind.

“Rreth 87.6 për qind e individëve e kanë përdorur internetin çdo ditë ose pothuajse çdo ditë, ndërsa 80 për qind prej tyre përfaqësojnë individët që kanë përdorur internetin disa herë gjatë ditës. Krahasuar me vitin 2020 vërejmë se ky tregues ka shënuar një rënie prej 11.4 për qind”, saktësojnë më tutje statistikat në raportin e ASK-së.

Pra, një qasje më e madhe e internetit në shtëpi krijohet pikërisht nëpërmjet telefonave mobil.

“93.1 për qind e individëve të cilit kanë pasur qasje në internet larg nga shtëpia ose puna gjatë tre muajve të fundit në vitin 2021 janë qasur përmes telefonit apo përmes telefonit të mençur. Individët të cilët kanë pasur qasje në internet përmes kompjuterit përfaqësojnë 32.1 për qind, ndërsa ata me laptop 28.8 për qind, me tablet 24.6 për qind si dhe përmes pajisjeve të tjera me 44.4 për qind”, thuhet tutje në raport.

Ndërkohë, krahasuar me vitin paraprak, përdorimi i internetit për kurse online këtë vit ka rënë për 13.2 për qind.

“Prej 95.3% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç, që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit në momentin e intervistës, kanë deklaruar se 19.1% e tyre kanë kryer kurse online, që krahasuar me vitin 2020 shënon rënie për 13.2%”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera