Ekonomi

Sa janë borxhet e kosovarëve? (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 24 September 2018

Hiq më pakë se 900 milionë euro ua kanë borxh qytetarët e Kosovës institucioneve financiare.

Deri në fund të vitit të kaluar kjo shumë është rritur për 15.6 për qind sipas Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“Borxhi i brendshëm ndaj sektorit bankar ka shënuar rritje prej 12.7 përqind, ndërsa borxhi ndaj institucioneve mikrofinanciare, që ka arritur në mbi 10 përqind të vlerës së borxhit ndaj sektorit bankar, është rritur për 26.8 përqind”, thuhet në raportin e stabilitetit Financiarë të publikuar nga BQK.

-Advertisement-

Ndërkaq, borxhi i jashtëm i ekonomive familjare u dyfishua dhe arriti në 6.7 përqind të gjithsej borxhit, shkruan Gazeta inFokus.

“Në dhjetor 2017, gjithsej borxhi i ekonomive familjare është rritur për 15.6 përqind dhe shënoi 17.0 përqind të BPV-së së vendit”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së, kreditë e reja të lëshuara nga sektori bankar për ekonomitë familjare vazhduan përshpejtimin e rritjes, e cila ishte më e shprehur për kreditë e reja për qëllime hipotekare të cilat rritën lehtësisht pjesëmarrjen në gjithsej kreditë e reja. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera