Lajme

Sa iu kushtoi qytetarëve izolimi në konvikte?

Autori: H. Smajli 16:15 | 14 August 2020

Karantinimi i përkohshëm i qytetarëve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë që erdhi si pasojë e virusit COVID-19, duket se i ka kushtuar gogja shtrenjtë buxhetit të vendit.

Deri në qershor sa zgjati izolimi për të gjithë ata që vinin nga jashtë Kosovës, Ministria e Arsimit, nga buxheti i së cilës janë marrë paratë, ka shpenzuar mbi 500 mijë euro, shkruan gazeta Infokus.

Më saktësisht këtij institucioni i ka kushtuar 543 mijë e 72 euro nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

-Advertisement-

Vetëm për mallra dhe shërbime gjatë kësaj kohe MASHT-i për karantinën në Qendrën e Studentëve ka shpenzuar 330 mijë euro, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa për pagesa dhe shtesa të punëtorëve ka paguar 80 mijë e 640 euro.

E përveç kësaj shpenzimet komunale për karantinën kanë rritur shifrën 132 mijë e 812 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera