Lajme

Sa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë intervistuar nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 28 April 2020

Gjykata Speciale u formua në gusht të vitit 2015 pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro themelimit të saj në tentimin e dytë me 82 vota për, pesë kundër dhe një abstenim, shkruan gazeta inFokus.

Gati katër vjet pas themelimit të kësaj gjykate në janar të 2019-s filluan edhe intervistimet e para të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga prokurori special në Hagë. Ftesat e dërguara nga Gjykata Speciale arrijnë mbi 200. Në mesin e të ftuarve janë ish-eprorë dhe pjesëtarë të UÇK-së, ish-deputetë e ministra dhe qytetarë të thjeshtë.

Gjatë vitit 2019, mbi 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

-Advertisement-

Në mesin e tyre ka pasur edhe ish-figura të larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera