Lajme

Sa i kushtuan drekat zyrtare Driton Selmanajt?

Autori: Doresa Geci 16:13 | 08 March 2021

Për nëntë muaj qeverisje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj së bashku me kabinetin e tij ka shpenzuar 12 mijë euro.

Këto para shkuan për dreka, mëditje, bileta, akomodime, e shpenzime të tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Vetëm për dreka zyrtare, Selmanaj ka shpenzuar 4 mijë e 179 euro.

-Advertisement-

Zëvendës kryeministri në detyrë, Driton Selmanaj për bileta ka shpenzuar 1 mijë e 580 euro, për akomodim 2 mijë e 156 euro.

Selmanaj ka marrë buxhetit të vendit për mëditje 2 mijë e 211 euro.

Më poshtë gjeni të plotë shpenzimet e kabinetit të Driton Semanajt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera