Fokus

Sa i kushton buxhetit të Kosovës Dita e Evropës? (DOKUMENT)

Autori: Doresa Geci 09:58 | 09 May 2019

Ani pse Kosova është e izoluar dhe qytetarët nuk kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm nëpër vendet evropiane, tre ditë radhazi institucionet e shtetit kanë planifikuar të festojnë Ditën e Evropës.

Madje, për një gjë të tillë Ministria e Integrimit Evropian udhëhequr nga Dhurata Hoxha do të shpenzoj afro 9 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

Këto para deklarohet se do të mbulojnë aktivitetet e Ministria e Integrimit Evropian me materiale te nevojshme dhe logjistikë për datat 7,8 dhe 9 Maj 2019.

-Advertisement-

Kompania e cila do të kryej këto shërbime e cila ka fituar tenderin  “VM3 SH.P.K.”do të marrë nga buxheti i shtetit 8.224,60 euro.
Kjo është bërë ditur përmes një njoftimi në faqen e Prokurorimit Publik, shkruan gazeta inFokus.

Në garë për të fituar këtë tender ishin  dy kompani kurse kriter ishte çmimi më i ulët i ofruar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera