Lajme

Sa i kushtojnë Qeverisë Hoti zëvendësministrat?

Autori: Halil Berisha 17:10 | 03 July 2020

Deri tash Qeveria Hoti ka punësuar plot 46 zëvendësministra.

Këta të shpërndarë në 16 ministri, ose rreth 3 zëvendësministra për një ministri, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, ka ministri, sikurse ajo e Kulturës, e cila ka plot 5 zëvedësministra.

-Advertisement-

E ky numër, i cili edhe mund të rritet, është vlerësuar si i madh dhe i panevojshëm nga shumë qytetarë dhe analistë, shkruan gazeta Infokus.

Por, sa do t’i kushtojnë Qeverisë Hoti 46 zëvendësministrat e zgjedhur.

Përveç shpenzimeve tjera, paga e një zëvendësministri është 1 mijë e 300 euro.

Kësisoj, një zëvendësministër për një vit merr pagë prej 15 mijë e 600 eurosh, shkruan gazeta Infokus.

E derisa mandati i Qeverisë është 4 vite, veç paga 46 zëvendësministrat do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës plot 2 milionë e 870 mijë e 400 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera