Fokus

Sa i kushtoi folia plastike Fushë Kosovës? (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 04 April 2019

Komuna e Fushë Kosovës do të paguaj  13 mijë euro foli plastike.

Kontrata për furnizim më foli plastike, e cila është e destinuar për sera, i është dhënë kompanisë “Edi Kon” nga Gllogoci, shkruan gazeta inFokus.

E nënshkruar gjatë të enjtes, kontrata ishte parashikuar të kishte vlerë 15 mijë euro, ndërsa në mes të tre ofertuesve, fitues doli kompania “Edi Kon”, që kishte ofertën më të ulët, 13 mijë e 800 euro.

-Advertisement-

Këtë e konfirmoi për gazetën inFokus, drejtori i kompanisë në fjalë, Skënder Gjoshi.

“Kontratën e kemi nënshkruar dhe ne do ta bëjmë furnizimin. Është foli e plastikës me të cilën bahet mbulimi i serave. Plani e menaxhimit kur të bëhet pastaj ata na tregojnë për llojet e folive për të cilat kanë nevojë edhe ne ua dërgojmë në bazë të kërkesës” shpjegoi Gjoshi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera