Lajme

Sa herë i liberalizoi Thaçi vizat? Këto janë deklaratat epike të ish-Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 18 April 2023

Hashim Thaçi sa ishite në pushtet pozitat i ndërronte, por jo edhe premtimet për liberalizimin e vizave.

Për vite me radhë, Hashim Thaçi, ka dhënë deklarata të ndryshme për heqjen e vizave.

Deklarata e vitit 2010: “Unë jam i zotuar që t’i implementoj të gjitha kriteret demokratike, bile edhe për më pak se 15 muaj, që Kosova t’i kryejë obligimet e veta për liberalizimin e vizave. Kam besim të plotë dhe konfirmim edhe nga Brukseli se nuk do të vonohet më shumë se 15 muaj. Unë vazhdoj të kem linja direkte me autoritetet vendimmarrëse në Bruksel”.

-Advertisement-

Deklarata e vitit 2012: “Pas publikimi të Raportit të Progresit, Qeveria ka filluar procesin e rishikimit të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian për vitin 2012. Ne synojmë që plani i Veprimit të Partneritetit Evropian të miratohet në Qeveri deri në fund të vitit 2011. Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”.

Deklarata e vitit 2013: “Javët dhe muajt në vijim janë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave. Shumica e kritereve tashmë i kemi zbatuar, kështu që mos të lejojmë asnjë kohë por edhe pjesën e mbetur që të vonohemi në këtë proces, të mos lejojmë që për shkak të neglizhencës dhe angazhimit të vonohet lëvizja e lirë e shtetasve tanë pa viza në BE”.

Sot Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Deklarata e vitit 2016: “Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga Bashkimi Evropian për punën e bërë nga institucionet e vendit. Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejmë të shtetit, ndërsa e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE-së, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Deklarata e vitit 2017: “Komisionarët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po pret vetëm edhe ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani është në duart e deputetëve të Kuvendit që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera