Sa herë duhet të lahemi? Zbulohet dilema
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 16 April 2019
Në varësi të flokëve dhe llojit të lëkurës, disa mund t’ju këshillojnë që të bëni dush çdo ditë, pasi i bën mirë lëkurës, apo të kundërtën, nëse lëkura juaj është tepër e ndjeshme.
Të bërit dush më shumë seç duhet, mund të shkaktojë efekte negative tek flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme.
Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush, raporton “Daily Star”.
Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë.
Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni kur është e nevojshme.
Duke folur për “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit”.
Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjendrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.Një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajërat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës. Sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.
Një tjetër profesor thotë se, për aq kohë sa fokusoheni në “zonat e duhura”, nuk është e nevojshme të laheni shpesh.
Duke folur për “Daily Mail”, John Oxford, profesor në “Virology at Queen Mary’s School of Medicine and Dentistry” shprehet se, për aq kohë sa njerëzit lajnë duart shpesh dhe kujdesen për pjesën e trupit poshtë belit, të bërit dush një ditë tjetër nuk përbën asnjë problem.
Të tjera
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...