Lajme

Sa hektarë tokë dhe sa metra katrorë të objekteve i pretendon Serbia në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 25 December 2017

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot ka thënë se me kadastër 58 për qind e territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë, transmeton Koha.net.
Në prononcimin e tij për gazetën e Beogradit “Novosti” janë paraqitur edhe hektarët e tokës që gjoja gjenden në pronësi të Serbisë, si dhe metrat katrorë të objekteve që, gjoja, po ashtu, janë në pronësi të Serbisë.

Sipas Djuric kjo është “Toka e Serbisë” në Kosovë:

319,256 – hektarë tokë në pronësi shtetërore
157,666 – hektarë tokë në pronësi shoqërore
163,098 – hektarë tokë në pronësi private serbe dhe jo shqiptare
820 – hektarë tokë në pronësi kishtare.

-Advertisement-

“Objektet e Serbisë” në Kosovë:

1,240,992 – metra katrorë ndërtesa zyrtare
145,202 – metra katrorë ndërtesa afariste
24,688 – metra katrorë ndërtesa banimi
753,915 – metra katrorë restorante, pushimore, objekte sportive.

Gjuriqi ka thënë se Marrëveshja për kadastrën nga viti 2011 ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka paraparë që të dy palët të kenë nga 50 për qind të përfaqësuesve, përcjell Koha.net, që do të merrej me krahasimin dhe verifikimin e pasurisë dhe që asnjë vendim nuk mund të merret pa pajtimin e dy palëve.

Ai është ankuar se kjo marrëveshje nuk është zbatuar kurrë dhe se Prishtina nuk ka paraparë praninë e Beogradit por vetëm të përfaqësuesve serbë nga Kosova dhe jo në paritet 50:50 dhe për të drejtën e tyre që ndalin çfarëdo vendimi që është në “kundërshtim me gjendjen e vërtetë juridike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera