Fokus

Sa gra punojnë në Kosovë?

Autori: Doresa Geci 15:25 | 21 June 2019

Nga afro 1 milion femra sa janë në Kosovë, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, vetëm 79 mijë prej tyre janë të punësuara.

Kështu tregojnë të dhënat e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Në bazë të këtyre të dhënave në Kosovë ekziston një disproporcion i madh ndërmjet të punësuarve të gjinisë femërore dhe mashkullore.

-Advertisement-

Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë se nga 607 mijë meshkuj sa janë në Kosovë, 43.0 për qind janë të punësuar.

Ndërsa femra të punësuara në Kosovë janë  vetëm 13.3 për qind.

Përkundër kërkesave të mëdha të femrave për tu qasur në tregun e punës, numri tyre vazhdon të jetë i vogël.

Të dhënat tregojnë se Kosova ka 890 mijë femra, por 599 mijë prej tyre janë në moshë të punës. Ndërkaq, vetëm 116 mijë femra kanë kërkuar punë.

E prej tyre as gjysma nuk kanë arritur të punësohen.

Në anën tjetër nga 350 mijë meshkuj sa kanë kërkuar punë në tre mujorin e parë të vitit 2018, rreth 261 mijë kanë arritur të gjejnë punë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera