Fokus

Sa gra i ka ushtria e Kosovës? (VIDEO)

Autori: Doresa Geci 20:55 | 08 March 2019

Gratë në Kosovë kanë filluar të punësohen në pozitat vendimmarrëse.

Numri i pjesëtareve femra në Ushtrinë e Kosovës  nga viti në vit është duke u rritur.

Këtë e konfirmon edhe zyrtarja për marrëdhënie me publikun  Remzije Zeqiraj për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Tani për janë 199 femra në uniformë, 42 civile duke përshirë FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Aktualisht ne FSK rangu me lartë që bartë një femër është rangu i gjeneral brigadës dhe pozita është komandant i komandë,  doktrinës  dhe stërvitjes është pozitë e jashtëzakonshme, pozite cila tregon se sa ka avancuar femra në FSK, ka thënë Zeqiraj për inFokusin.

Por sipas Zeqirajt, Ushtria e Kosovës e meriton që në krye të saj të jetë një grua.

Në një  rrëfim ekskluziv për gazetën inFokus ajo tregon edhe arsyet se pse Kosova do të duhej të kishte një komandante.

“Përderisa shtetet tjera kanë aplikuar dhe kanë komandantet e ushtrive pse jo edhe Kosova por për arsye edhe me të forta sepse kjo ushtri që është, është  ngritë me kontributin dhe pjesëmarrjen aktive të femrës në radhët e saj. Dhe ndoshta Kosova ma shume se shtetet tjera do te duhej të  kishte  komandantin ne një dite nga gjinia femërore” ka deklaruar ajo.

Puna e femrave në FSK  sipas saj përveç se është kënaqësi është edhe sfidë. Pasi që ato përveç se duhet të shërbejnë vendit ato gjithashtu duhet që të kujdesen dhe familjen e tyre.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë reportazhin  e përgatitur  nga gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera