Lajme

Sa fitoi Kosova që nuk e lejoi mbajtjen e referendumit

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 17 January 2022

Nga Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në Prill nuk do u lejohet votimi.

Kutinë e mbushën, por votat nuk i numëruan.

Kështu serbët e Mitrovicës Veriore improvizuan pjesëmarrjen në referendum, pasi që votimi në shkolla nuk iu lejua.

-Advertisement-

Për këtë arsye edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës të dielën qëndruan në gjendje gatishmërie.

Pavarësisht insistimeve fillestare, Serbia u tërhoq nga kjo ide.

Mirëpo, qëndron e bindur se me 3 prill serbëve të Kosovës do u lejohet votimi për zgjedhjet presidenciale të fqinjit verior.

Sidoqoftë, kjo pritet që sërish të trazojë skenën politike pasi që SHBA dhe BE po e mbështesin kërkesën e presidentit serb.

Edhe ky por edhe Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në prill nuk do u lejohet votimi.

Por, sa do të ndikojnë këto përplasje në procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel?

Në referendumin në Serbi që u mbajt për ndryshimet kushtetuese sa i përket sistemit të drejtësisë, morën pjesë rreth 30% ndërsa 60% e pjesëmarrësve votuan pro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera