Ekonomi

Sa fëmijë do t’i marrin 20 euro të shtetit e sa do t’i kushtoi buxhetit?

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 10 September 2021

Qeveria e Kosovës nuk do t’u japë shtesa të gjithë fëmijëve në Kosovë.

Janë vetëm rreth 27 mijë fëmijë të lindur nga viti i kaluar deri më tani që do të përfitojnë nga 20 euro me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, del se kjo do t’i kushtoi buxhetit të shtetit rreth gjysmë milioni euro çdo muaj, apo hiq më pak se rreth 7 milionë euro në vit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se shtesat e do të bëhen në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

“Shtesat për fëmijë do të fillojnë të ndahen qysh tani, siç e dini 0 deri në 24 muaj, do të jenë me vlerë 20 euro. Për mbi 24 muaj deri në 16 vjeç janë 10 euro”, tha Murati.

Ndërkaq, jo të gjithë fëmijët do të përfitojnë, shkruan Gazeta Infokus.

“Nga data 1 shtator hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur nga 1 janari 2020 e tutje. Pra të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021”, ka thënë Murati.

Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri në korrik i vitit 2023, deri në moshën 16 vjeçare.

Më bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat i ka siguruar gazeta Infokus në vitin 2020 në Kosovë kishte 18,186 lindje, prej tyre 9,452 ishin meshkuj e 8,734 femra.

Ndërkaq, nga janari deri në fund të qershorit të këtij viti në Kosovë kan lindur 9,198 fëmijë, shkruan Gazeta Infokus.

Në total del se nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për pagesën e shtesave do të përfitojnë vetëm 27 mijë fëmijë në tërë Kosovën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera