Sa është paga mesatare e një kosovari në Gjermani e në Zvicërr?
Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 20 October 2021
Qeveria gjermane ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të huaj që jetojnë në vend dhe sa paguhen për punët që bëjnë.
Bazuar në këto të dhëna, rroga mesatare në Gjermani është 3 mijë e 509 euro në muaj, por që ballkanasit paguhen rreth 900 euro më pak se gjermanët.
Saktësisht, një kosovar ka pagë mujore mesatarisht 2 mijë e 522, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2 mijë e 428 euro në muaj.
Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 mijë e 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1,000 euro më pak në muaj.
Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia me 5,073 euro në muaj, pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4,815 euro në muaj.
Ekspertët nga Kosova me 3,983 kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1,600 euro në krahasim me ekspertët gjermanë.
Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4,400 është rroga mesatare e një gjermani dhe afro 3,476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.
Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi. Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro.
Për pagat e kosovarëve në Zvicër nuk ka ta dhëna, por punëtorët në këtë shtet janë ndër më të pagurit në botë.
Një raport i Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për pagat zvicerane hedh dritë mbi disa fakte interesante: raporti tregon edhe sa fitojnë punëtorët e huaj në krahasim me kolegët e tyre zviceranë.
Sipas Anketës së BFS-së për Strukturën e Fitimeve të 2018, viti i fundit për të cilin gjenden statistikat zyrtare, paga mesatare mujore në Zvicër është 6,538 franga.
Pagat nuk kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë. Studimi tregon se 10 për qind e të punësuarve me pagën më të ulët kanë fituar më pak se 4,302 franga në muaj, ndërsa 10 për qind më të paguarit, kanë fituar gati 11,700 franga.
Shifrat e BFS tregojnë gjithashtu divergjencën në paga midis zviceranëve dhe të huajve me leje të ndryshme pune.
Ndërsa një burrë zviceran fiton 7,500 franga në muaj, një grua zvicerane paguhet pak më shumë se 6,000 për të njëjtën punë.
Një burrë me një leje afatshkurtër fiton rreth 5,000 franga, ndërsa një grua që mban të njëjtën leje do të bëjë pak më shumë se 4,000.
Pagesa është pak më e lartë për mbajtësit e lejes B: 5,700 franga për burrat dhe 5,000 për gratë.
Burrat, punëtorë ndërkufitarë me leje G fitojnë afërsisht të njëjtën pagë me mbajtësit e lejeve C – rreth 6,200 në muaj. Por, gratë në ato grupe nuk kanë të njëjtat paga: rreth 5,800 për punëtorët ndërkufitarë dhe 5,000 për banorët e përhershëm.
Kjo mund të jetë sepse kategoria e mëparshme ka aftësitë e nevojshme posaçërisht për tregun e punës të Zvicrës.
Por, cilat janë pagat mesatare zvicerane për profesione të ndryshme?
Pagat ndryshojnë nga një kanton në tjetrin. Në përgjithësi, njerëzit fitojnë më shumë në Gjenevë dhe Cyrih sesa në Ticino, por kostoja e jetesës në këto rajone është përkatësisht më e lartë ose më e ulët.
Në mënyrë tipike, profesionistët si mjekët, avokatët ose inxhinierët, si dhe njerëzit që punojnë në teknologjinë e informacionit, industrinë farmaceutike dhe sektorët e bankave dhe të sigurimeve kanë pagat më të larta.
Nga ana tjetër, punëtorët e pakualifikuar janë ata që paguhen më pak, shpesh të referuar si “të varfër që punojnë”.
LohnComputer, një platformë për qytetarët evropianë që duan ose tashmë punojnë në Zvicër, rendit vlerësimet mesatare të pagave mujore të nxjerra nga sondazhe të ndryshme të pagave.
Avokat: 9,300 franga
Kontabilist: 8,125 franga
Mësues: 7,292 franga
Punonjës i bankës: 6,750 franga
Arkitekt: 6,250 franga
Infermiere: 5,667 franga
Zdrukthëtar: 5,150 franga
Paruker: 4,375 franga
Të tjera
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...