Lajme

Sa është i rrezikshëm Omicron, njofton MSH

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 22 January 2022

Omicron është variant i koronavirusit, i cili përhapet me shpejtësi të madhe, shkruan Gazeta Infokus.

Në Kosovë 95% e rasteve të reja me COVID-19, janë me këtë variant.

Lidhur më këtë variant Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa informacione të rëndësishëm.

-Advertisement-

Nga ky dikaster kanë njoftuar se ky variant është mjaft i rrezikshëm dhe përhapet shpejt.

“Omicron gjithashtu mund të infektoj lehtë personat që kanë kaluar COVID-19 më herët. Vaksinimi mjeti më efektiv në mbrojtjen kundër COVID-
19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërkaq, është bërë e ditur se sa më shpejtë që të vaksinohet popullsia, aq më shpejtë do të lirohen edhe masat kundër këtij virusi.

MSH po ashtu ka bërë thirrje që të vaksinohen edhe ata që e kanë kaluar COVID-19, ngase jo të gjithë që e kalojnë këtë virus fitojnë imunitetin e nevojshëm./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera