Sport

Sa është i pasur Agim Ademi? Shefi i FFK-së zbulon bizneset e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 18 October 2019

Agim Ademi është i njohur në mesin e qytetarëve për bizneset e tij të shumta, të cilat kanë ndikuar që ai të mos ketë nevojë ta marrë pagën e caktuar për pozitën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai tregoi se qe disa vjet merret me ndërtime të banesave kolektive në Prishtinë dhe me një bankë mikrofinanciare të tij që e kishte të lidhur me biznesin ndërtimore. Po ashtu, në emisionin “Favorit” në T7 Ademi tha se nën pronësi e ka edhe një rrjet të lokaleve.

“Unë merrem që rreth 20 vjet me ndërtime dhe kam ndërtuar shumë ndërtesa në Prishtinë, por edhe në vende të tjera. E kam pasur një bankë mikrofinanciare, të cilën e kam lidhur me kompanitë me të cilat kam punuar”, ka thënë Ademi në “Favorit”.

-Advertisement-

“E kam edhe një rrjet lokalesh, të cilat tash një pjesë të tyre i kam me qira. Këto e bëjnë në njëfarë mënyrë atë pjesën time, më punojnë edhe familja”.

I pyetur se a është milioner, Ademi ka thënë se preferon të mos flasë për shuma parash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera