Shëndetësi

Sa është e sigurt të shkosh në punë gjatë kohës së pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 10 August 2020

Pandemia Covid-19 ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë të konsiderueshme, ka kufizuar shumë aktivitete dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të njerëzve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kryesisht përhapet nga pikëzat që lëshojmë kur flasim, kollitemi apo teshtijmë ose në rast të kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.

Ekspozimi mund të ndodhë në vendin e punës, gjatë udhëtimit për në punë, ose gjatë ndonjë udhëtimi zyrtar në një zonë ku ka me transmetim të komunitetit lokal, si dhe në rrugën për dhe nga vendi i punës.

-Advertisement-

Rreziku i ekspozimit ndaj COVID-19 në vendin e punës varet nga gjasat e të qenit brenda 1 metrit afër të tjerëve, nga kontakti i shpeshtë fizik me njerëzit që mund të infektohen me koronavirus dhe përmes kontaktit me sipërfaqe dhe objekte të kontaminuara.

OBSH rekomandon që masat për të parandaluar transmetimin e COVID-19 të zbatohen në të gjitha vendet e punës dhe për të gjithë personat në vendin e punës. Masat e rekomanduar përfshijnë larjen e shpeshtë ose dezinfektimin e duarve me dezinfektues me përmbajtje të alkoolit, mbajtjen e higjienës, mbajtjen e distancës fizike ose vendosjen e maskave kur mbajtja e distancës nuk është e mundur.

Po ashtu, rekomandohet pastrimi i rregullt i mjedisit të punës dhe dezinfektimi dhe shmangia e udhëtimeve të panevojshme. Këshillohet që kur njerëzit teshtinë apo kolliten, të mbulojnë fytyrën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon sigurimin e hapësirës së mjaftueshme, të paktën 10 metra katrorë për çdo punëtor.

Gjithashtu, në të gjitha vendet e punës, në zyre, duhet të ketë ajër të pastër. Për punët dhe detyrat e punës me rrezik të mesëm ose të lartë të ekspozimit, OBSH-ja rekomandon rritjen e ventilimit përmes ajrimit natyral ose ventilimit artificial, mundësisht pa riciklim të ajrit. Në rast të riciklimit të ajrit, filtrat duhet të pastrohen rregullisht.

Qeveria e Kosovës në vendimet e marra kundër përhapjes së koronavirusit, ka rekomanduar që institucionet ta reduktojnë stafin dhe nga zyrat të punojnë vetëm stafi esencial.

Sipas Faik Hotit, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherazi kontribues i Manualit kundër përhapjes së infeksionit me COVID-19, kjo nënkupton që në punë duhet të dalin ata për të cilët ka nevojë që të kryhen shërbime të veçanta.

Sidoqoftë, Hoti thotë se në zyrë, distanca mes tavolinave të punës duhet të jetë në nivelin e duhur (distanca mes tyre 1.5-2 metra) dhe të mos ketë shumë persona brenda një zyre. Po ashtu, ai thotë se duhet të përdorën dezinfektuese, të bëhet ajrosja e ambienteve të punës dhe të shmangen kontaktet e panevojshme me palë, kur puna mund të kryhet në distancë.

“Këshillat kryesore janë përcjellja e vazhdueshme e statusit shëndetësor, matja e temperaturës, dezinfektimi i rregullt i duarve, i ambienteve të punës dhe shmangja e grumbullimeve në më tepër se 4-5 persona, qoftë në hapësirat publike apo edhe brenda edhe institucioneve ku kryhen veprimtari”, thotë Hoti.

Sipas tij, gjatë ushtrimit të veprimtarisë, maska tashmë është e obliguar të bartet dhe ajo duhet të bartet në mënyrë të drejtë.

“Kurdo që brenda një zyre ka më tepër se një person, rekomandohet bartja e maskës”, shton Hoti.

Në Manualin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, të cilin e ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, punonjësit udhëzohen që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat apo mjetet apo pajisjet e punës të punonjësve tjerë, kur është e mundur. Nëse është e domosdoshme, rekomandohet pastrimi dhe dezinfektimi para dhe pas përdorimit tyre.

Punonjësit të sëmurë obligohen që të qëndrojnë në shtëpi.

Gjithashtu, parashihet pastrimi dhe dezinfektimi i thellë të hapësirës pas qëndrimit apo kalimit nëpër to të personit të dyshimtë apo të konfirmuar me COVID-19.

Sipas Manualit, punonjësit që duket se kanë simptoma (p.sh., temperaturë, kollitje apo vështirësi në frymëmarrje) kur arrijnë në punë apo sëmuren gjatë ditës, menjëherë duhet të ndahen nga punonjësit tjerë, klientët dhe vizitorët dhe duhet dërguar në shtëpi.

Nëse një punonjës është konfirmuar të jetë i infektuar me koronavirus, punonjësit duhet të informojnë punonjësit tjerë për mundësinë e ekspozimit të tyre në COVID-19 në vendin e punës, por duhet të ruajnë konfidencialitetin sipas rregullave etike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera