Lajme

Sa është e pasur Vjosa Osmani?

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 20 January 2021

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ushtruesja e detyrës së presidentit, synon që të mos mbetet vetëm ushtruese e detyrës në këtë pozitë.

Ajo i ka hyrë garës në zgjedhjet e parakohshme, për tu bërë presidente e vendit, shkruan Gazeta inFokus.

Por sa  e pasur është gruaja që ka për qëllim të bëhet e para e shtetit?

-Advertisement-

Vjosa Osmani, ka deklaruar të kursyera në banka mbi 12 mijë euro.  Ndërkohë  mbi 10 mijë euro të tjera janë në emër të bashkëshortit.

Ndërsa tek pasuritë e paluajtshme, Vjosa Osmani ka deklaruar  një apartament ende të papërfunduar në vlerë 40 mijë euro.

Gjithashtu, Osmani është pronare e një parcele toke, e cila kushton afro 40 mijë euro dhe një garazhe të papërfunduar e cila kushton gati 3 mijë euro.

Ndërsa,  bashkëshortit i Vjosa Osmanit ka dy shtëpi, një banesë dhe një garazhe, vlera e të cilave është gati 400 mijë euro.

Si të hyra vjetore,  Osmani ka deklaruar mbi 22 mijë euro që merr nga Kuvendi i Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës./Gazeta inFokus/

LINKU: DEKLARIMI I PASURISË SË VJOSA OSMANIT

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera