Shëndetësi

Sa është afati i përdorimit të ujit në shishe: Do të mbeteni pa fjalë!

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 31 May 2017

Shkencëtarët zbulojnë edhe për se duhet ta pini apo ta hidhni pas disa ditësh të hapjes së shishes.

Edhe pse uji mineral dhe uji i zakonshëm kanë shenjën “është mirë të konsumohet deri…”, mu si edhe shumica e artikujve të tjerë ushqimorë, afati i përdorimit të ujit në shishe është i pafund, thonë ekspertët.

Në shishe uji zakonisht shkruan që afati i konsumimit është një apo dy vjet, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Mirëpo derisa shishja të jetë e mbyllur uji do të jetë i sigurt për ta pirë. Natyrisht, nën kushtet që shishja të jetë e mbushur në mënyrë higjienike, konstaton instituti gjerman SGS Fresnius, i cili merret me analizat laboratorike.

Mirëpo, kur shishja të hapet, ujin duhet pirë brenda disa ditësh, sepse në shishe të hapur mund të hyjnë mikroorganizmat dhe të shumohen shpejt, posaçërisht nëse nuk ruhet në frigorifer, thotë instituti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera