Lajme

Sa e përkrah Isa Mustafa Vjosa Osmanin?

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 11 September 2019

Analisti Arton Demhasaj ka vlerësuar se Isa Mustafa nuk e ka përkrahur plotësisht kandidaten për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmanin, pasiqë në zgjedhjet e kaluara emri i Osmanit ishte vendosur i 81 në listë.

Për këtë, Osmani ka thënë se ajo është future në listë me përkrahjen e plotë të kryetarit të tanishëm të LDK-së,shkruan inFokus.

Demhasaj ka pyetur se rikthimi i besimit të Mustafës ndaj Osmanit mos është kthyer si shkak i mbështetjes së Osmanit për të votuar Isa Mustafën të rizgjedhet përsëri kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Ndërsa Osmani ka thënë se e gjithë kjo përkrahje për t’u kandiduar për kryeministre erdhi falë bashkëpunimit 15 vjeçar me Mustafën.

“Për çështjen e besimit nga ana e LDKsë.Unë jam futur në listë me përkrahjen e plotë të Isa Mustafës.Përkrahja nuk ka ardh për shkak se e kam përkrah për rizgjedhje të kryetarit. Por është për shkak të bashkëpunimit ton 15 vjeçar”, ka thënë ajo./ Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera