Rozë

“Sa e ke natën?”, Enca nuk ia kursen përgjigjen ndjekësit: Paratë nuk mund të më blejnë mua… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 25 May 2021

Këngëtarja Enca Haxhia është mjaft aktive në rrjetet sociale. Në profilin e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotot apo video provokuese.

Gjithashtu ajo bën herë pas here bashkëbisedime me ndjekësit e saj, të cilëve nuk ngurron që t’u kthejë përgjigje. Në të njëjtën kohë, Enca nuk e ka aspak problem që t’u kthejë përgjigje edhe komenteve të ndryshme që fansat i lënë në postimet e saj.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, artistja ka marrë një pyetje aspak të këndshme në “inbox”, të cilin zgjodhi ta ndajë me të gjithë.

-Advertisement-

“Sa e ke natën?”, i shkruante një ndjekës.

Enca zgjodhi t’i përgjigjej publikisht kështu:

“Sa gjithë yjet e botës. Ju lutem, mos bëni pyetje idiote. Paratë nuk mund të më blejnë mua. Por mund të më blejnë një diamant të mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera