Lifestyle

Sa duhet të jetë diferenca midis fëmijës së parë dhe të dytë?

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 26 May 2017
Sa herë jeni përballur me fjalët e njerëzve direkt pas lindjes së parë “Hajde bëje dhe një tjetër, se e ke me të lehtë !

Rrisin njëri tjetrin fëmijët” ? Lindja nuk është aspak një eksperiencë e këndshme, paçka ndjesisë që të fal mëmësia. Është një proces gati traumtaik e i dhimbshëm. Nëna kërkon kohën e vetë të rikuperohet ndaj nuk është e këshillueshme as nga mjekët e as nga psikologët që një femër të përjetojë një shtatzëni të dytë brenda vitit. Një lindje e dytë kërkon gjithashtu një planifikim po aq të detajuar sa lindja e parë.

Jo pak specialist mbrojnë idenë se fëmijët duhen lindur në interval të shkurtër kohor, por sipas studimeve të ndryshme shkencore një hendek prej të paktën 3 vite është mëse i domosdoshëm, si për fëmijën dhe për nënën.
Për të paktën një periudhë dy vjeçare trupi i gruas përjeton çrregullime hormonale dhe jo vetëm. Rastet e depresionit pas lindjes nuk janë të rralla, ndaj veç shëndetit të plotë të fëmijës rëndësi ka dhe shëndeti fizik emocional dhe mendor i gruas.

Vendimi për të pasur një fëmijë të dytë duhet të jetë një tranzicion i lumtur dhe jo një përvojë traumatike për të gjithë familjen. Rritja e një fëmije është një punë me kohë dhe ndarja e kësaj kohe midis dy fëmjëve kur i pari nuk është i aftë të bëjë asgjë për veten është tepër e lodhshme për nënën.

-Advertisement-

Nëse fëmija i madh ka të paktën 4 vite diferencë me fëmijën e porsalindur, me shumë gjasa do e mirëpresi me mirë ardhjen e tij në jetë dhe aq sa është e mundur, mund ta përfshini në përkujdesjen e fëmijës së dytë si dhe t’i caktoni atij detyra specifike. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera