Sport

Sa do t’i kushtonte Real Madridit shkarkimi i Lopeteguit

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 23 October 2018

Nxitimi i Florentino Perez për të arritur marrëveshje me Julen Lopeteguin pak ditë para Kampionatit Botëror e ka obliguar presidentin madrilen të përfshijë edhe disa marrëeshje në kontratë.

Real Madridi e emëroi Lopeteguin si zëvendësues të Zinedine Zidane, dhe pasi nuk e kishte diskutuar këtë me Federatën e Futbollit të Spanjës, kjo e fundit e kishte shkarkuar atë një ditë para Botërorit.

Tani, katër muaj pas kësaj, puna e tij në Madrid është në rrezik, por do t’i kushtonte shumë Real Madridit që ta shkarkonte teknikun bask.

-Advertisement-

Lopetegui ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me pagë vjetore prej 6 milionë euro, dhe kështu shkarkimi do t’i kushtonte kampionit evropian 18 milionë euro.

Paga nuk korrospodon aspak me CV-n e Lopeteguit, por Perez ishte i vendosur për të duke anashkaluar emra si Maurizio Pochettino, Maxi Alegri e të tjerë.

Sa për informacion, paga vjetore e Lopeteguit te Kombëtarja e Spanjës ishte tre milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera