Sa do të qëndrojnë ekipet e FSK’së të kërkim- shpëtimit në zonat e tërmetit në Turqi

Autori: Gazeta inFokus
15:29 | 14 February 2023
Të hënën e 6 shkurtit, Turqia e Siria u goditën nga tërmete, që shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve. Për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve nën rrënoja, Forca e Sigurisë së Kosovës, po atë ditë, ka dërguar kontigjentin e kërkim-shpëtimit. Se sa njësi janë duke qëndruar atje dhe kur pritet të kthehen pjesëtarët e FSK-së në Kosovë, ka folur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Më 6 shkurt disa tërmete të fuqishme goditën Turqinë e Sirinë, si pasojë e të cilave, deri më tani kanë vdekur mbi 35 mijë njerëz. Në ditën tragjike, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se një kontingjent i FSK-së janë nisur për atje.
“Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Lidhur me qëndrimin e pjesëtarëve të FSK-së që janë duke qëndruar në Turqi, është deklaruar zëvendësi i Mehajt, Shemsi Syla. Ai në një përgjigje ka treguar se sa njësi janë në shtetin turk.
“Në operacion aktualisht kemi të angazhuar 2 njësi të kërkim-shpëtimit urban, dy njësi të mjekësisë emergjente, 3 njësi të K9, si dhe një ekip të oficerëve dhe nënoficerëve për detyra shtabore dhe planifikuese”, tha Syla.
Kur u pyet se sa do të qëndrojnë ekipet e FSK-së në Turqi, Syla tha se ato do të jenë në Turqi deri “në vlerësimin e autoriteteve zyrtare turke për menaxhimin e krizës”.
Syla bëri të ditur se kërkimet nga ana e FSK-së janë ende duke vazhduar, derisa shtoi se FSK është e gatshme të dërgojë edhe kapacitete tjera shtesë.
“Kërkimet janë duke vazhduar. Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e palës tuyrke, FSK është e gatshme të dislokoj edhe kapacitete tjera shtesë”, tha Syla për Express.
Ekipet e kërkim-shpëtimit e të gjitha shteteve po vazhdojnë punën edhe sot, që të nxjerrin njerëzit nën rrënojat në tri provinca të prekura rëndë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.
Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që tronditën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë më 6 shkurt, kaloi shifrën prej 35.000, teksa ekspertët paralajmërojnë se ky numër do të rritet.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...