Lajme

Sa do të paguhen shtesë mësuesit që ligjërojnë online

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 02 April 2020

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar pakon mbështetëse për mësimin online, shkruan gazeta inFokus.

Në mbledhjen e rradhës  qeveria e Kosovës ka vendosur të iu sigurojë shtesë në paga atyre të cilëvë janë të përfshirë direkt në procesin e të mësuarit online.

Mësuesit të cilët ligjërojnë onlinë sipas kësaj pako do të marrin 300 euro shtesë në pagën e tyre.

-Advertisement-

Ky është njoftimi:

“- Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën;

– Personeli i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren dhe personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë, të ju sigurohet shtesë mbi pagë.

–  Shtesë mbi pagë edhe për personelin civil të Drejtorive Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit.

– Shuma e shtesës mbi pagë është nga 150 euro deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, prill dhe maj 2020 dhe do të realizohet në bazë të kritereve dhe kategorizimit të nivelit të angazhimit që do t’i përcaktojë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera