Lajme

Sa do të paguhen “diplomatët e diasporës” që do të angazhohen për 6 muaj në MPJ

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 04 August 2022

Ministria e Punëve të Jashtme, do t’i paguajë 1 mijë euro në muaj për një periudhë gjashtë mujore 10 profesionistë nga diaspora për t’u angazhuar në Programin për Diplomaci Qytetare në kuadër të MPJD-së. Nga 6 mijë euro do t’u ndahen secilit për ekspertizën e tyre të jashtme në kuadër të ministrisë.

thirrjen publike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ata do të angazhohen nga 3 tetori 2022 deri më 31 mars 2023.

Zyra për media e MPJD-së në një përgjigje për Gazetën Express thonë se 10 personat që do të përzgjidhen për këtë pilot program, pos tjerash do t’u mbulohen shpenzimet e jetesës dhe punës gjatë qëndrimit në Kosovë për gjashtë muaj.

-Advertisement-

“Në kuadër të këtij programi pilot, është parashikuar pranimi i 10 personave, të cilët në 6 mujorin e punës të tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të angazhohen në mënyrë intensive në projektet e nismat që do i shërbejnë direkt përmirësimit dhe ngritjes së kapaciteteve në fushën e diplomacisë publike e qytetare.

Mjetet buxhetore janë ndarë si subvencion, dhe mbulojnë shpenzimet e jetesës dhe punës gjatë qëndrimit në Kosovë, organizimin e gjashtë (6) aktiviteteve nëpër qytete e ndryshme të Kosovës për çdo pjesëmarrës si pjesë e këtij programi, organizimin e gjashtë (6) vizitave studimore nëpër rajonet e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Në vendimin e qeverisë për miratimin e programit për diplomaci qytetare që parasheh angazhimin e 10 profesionistëve nga diaspora bëhet e ditur se të njëjtëve do t’u paguhet edhe bileta kthyese për në vendin e origjinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera