Fokus

Sa do të paguhen Dafina Zeqiri e MC Kresha për koncertin e Pavarësisë?

Autori: Doresa Geci 12:35 | 13 February 2019

Mbi 18 mijë euro do të paguhen Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko e katër këngëtar të tjerë të cilët do të këndojnë në koncertin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentet që tregojnë se kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar tenderin për organizimet e ceremonisë festës së 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paguhet nga buxheti i shtetit 32,636.50 euro vetëm për këtë koncert.

Gjysma e këtyre parave është paraparë të shpenzohet për pagesën e këngëtarëve, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Llumi, Fuego dhe DJ Dagzi, të cilët do të performojnë të dielën.

-Advertisement-

Rreth 2 mijë euro do të paguhet vetëm DJ Dagzi, shkruan gazeta inFokus.

Ndërkaq, në bazë të dokumentacionit, shihet se zbukurimi, dhe dizajnimi për  vendin ku do të mbahet koncerti do të kushtojnë mbi 3 mijë euro. Po aq do të shpenzohen për zërim dhe ngrohje.

Te martën, Qeveria e Kosovës ka ndarë  një shumë prej 500 mijë eurosh, shumë e cila nuk u la pa u kritikuar nga tek deputetët e opozitës.

Ndërsa kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar këtë tenderë do të marrë në total 300 mijë euro nga ky buxhet./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera