Sport

Sa do të ndikoj mos prezenca e tifozëve në tribuna? Flet drejtori sportiv i Dritës

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 21 May 2020

Drejtori sportiv i klubit të Dritës, Valon Zymberi ka thënë se mungesa e tifozëve në tribuna do të jetë mungesë e madhe për ta, shkruan Gazeta inFokus.

Për emisionin më të ri sportiv në Kosovë “Sporti n’Fokus”, Zymberi ka deklaruar se ‘Intelektualët’ do ti japin përkrahje qoftë morale, qoftë nga distanca apo përmes rrjeteve sociale.

“Ajo që normalisht ka me na penalizu neve pak a shumë është fakti që do të jetë mungesa e lojtari tonë të 12-të në stadium, por që edhe ne duhet që ta kuptojmë një gjë të tillë, është një rast i jashtëzakonshëm, po unë mendoj që do ta kemi përkrahjen qoftë morale, qoftë nga distanca, ose përmes rrjeteve sociale që do të na përkrahin edhe do ta kemi atë mbështetjen e tyre. Gjithmonë për neve është shumë kënaqësi edhe jemi shumë krenar që mbrapa vetes edhe pse nuk i shohim në stadium e dimë që mbrapa vetes e kemi një armatë të madhe edhe një mbështetje shumë të fuqishme që nuk e ka asnjë klub.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera