Lajme

Sa bërllok bëjnë kosovarët çdo ditë?

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 11 September 2018

Mbi 500 mijë tonë mbeturina gjenerohen çdo vit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Sipas raportit të kësaj Agjencie del se sasia totale e mbeturinave të gjeneruara është 580,000 tonë në vit.

-Advertisement-

“Sasia totale e mbeturinave të gjeneruara mund të llogaritet vetëm në bazë të një gjenerimi mesatar për banor. Duke marrë parasysh numrin prej 1,779,521 banorëve në vend (regjistrimi i popullsisë i vitit 2011) dhe sasinë vjetore të mbeturinave komunale për kokë banori, që është afërsisht 0.9 kg/ për banorë/ ditë (Raport mbi mbeturinat dhe kimikatet, AMMK 2014 ), sasia totale e mbeturinave të gjeneruara del afërsisht 580,000 tonë/vit. “, thuhet në raportin e AMMK-së.

Ndërsa në këtë raport thuhet se mblidhen dhe deponohen 72% e mbeturinave të gjeneruara

“Nga kjo mund të llogarisim se mblidhen dhe deponohen përafërsisht 72% (68% në deponitë sanitare) e mbeturinave të gjeneruara në vend.”, thuhet në raportin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera