Lajme

Sa banorë mbi 80 vjeç i ka Kosova që do të vaksinohen të parët?

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 08 April 2021

Gjatë ditës së mërkurë ka filluar të vaksinohen personat e moshës mbi 85 vjeç me vaksinën anti COVID.

Qytetarët e kësaj moshe iu janë drejtuar Qendrave të Mjekësisë Familjare për të marrë këtë vaksinë, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa personat e moshës mbi 80 vjecë prite të vaksinohen nga data 11 prill.

-Advertisement-

E në bazë të Planit të Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 33 mijë persona mbi 80 vjeç do të kenë mundësi që të vaksinohen.

Mirëpo shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të vitit 2011 bëjnë të ditur që në Kosovë janë rreth 16 mijë e 778 persona të kësaj moshe

Derisa nga Ministria e Shëndetësisë kanë planifikuar që vaksinimi ta bëjnë në tri faza.

Fillimisht në këtë plan me ardhjen e vaksinave antiCOVID do të vaksinoheshin të gjithë punëtorët shëndetësorë, më pas, banorët në shtëpitë e pleqve dhe punëtorët socialë, grupmosha mbi 80 vjeç dhe një pjesë e personave me sëmundje kronike.

Kujtojmë se afro dy javë më parë Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga UNICEF-i, përderisa ishte shteti i fundit në rajon që ka siguruar vaksinën antiCOVID.

Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus se edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca do të vijnë në Kosovë.
Nga zyra për informim e MSH-së, kanë thënë se ky kontingjent do të arrijë në Kosovë në fund të muajit prill ose në muajin maj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera