Lajme

Sa afganë erdhën sonte në Kosovë, shifrën e tregon ministri Sveçla

Autori: Islam Morina 21:35 | 29 August 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të reja për afganët që kanë arritur këtë të diel në Kosovë.

Sonte në Kosovë kanë mbërritur 111 afganë. Këtë shifër e ka bërë publike ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka treguar se këtë të diel kanë arritur 111 afganë, kryesisht pleq, gra e fëmijë, të cilët janë familjarë të bashkëpunëtorëve amerikanë.

-Advertisement-

Sveçla ka thënë se ditëve në vijim priten të vijnë edhe kontigjentet tjera me refugjatë.

Nuk e ka treguar numrin e saktë se sa do të vijnë, por ka thënë se do të jetë numër i përballueshëm për Kosovën. Qëndrimi i refugjatëve afganë, sipas tij, do të jetë afatshkurtër.

“Ne thjesht po i ndihmojmë aleatët”, ka thënë Sveçla.

Nëkaq ministri Sveçla tha se afganët që kanë arritur pak më parë janë duke iu nënshtruar testeve PCR në hapësirat e aeroportit të vjetër, kurse më pas do të dislokohen në ish kampin e Bchtel &Enka që gjendet në afërsi të kampit ushtarak amerikan “Bondsteel”, në Ferizaj.

Në aeroport kanë qenë të pranishëm edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera