Rozë

Ryva po vjen me projekt të ri, pamje nga xhirimet e klipit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 05 July 2017

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi para disa muajve është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja  e njohur Ryva Kajtazi para disa muajve është bërë nënë për herë të parë.

Ryva është bërë nënë e një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Dorela, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Madje Ryva këto ditë për Dorelën kishte organizuar edhe festën e njohur e cila njihet me emrin “babinë”.

Ani pse tani është e angazhuar më shumë për familjen e saj, veçanërisht me vajzën e cila ende është e vogël, kjo nuk po i pengon Ryvës që të punojë për një projekt të ri.

Po pra, pas një kohe të gjatë, Ryva ka paralajmëruar projektin e saj më të ri.

Ajo veçse ka filluar të merret me xhirimet e klipit të saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa videove që ka postuar në profilin e saj në Instastory.

“Së shpejti”, kishte lënë mbishkrim Ryva.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera