Sport

Rusinë e pret ‘ferri’ në çerekfinale, ja me kë mund të takohet

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 01 July 2018

Kombëtarja e Rusisë është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi ka mposhtur në penallti kombëtaren e Spanjës.

Rusia dhe Spanja kanë luajtur baras pas 120 minutave lojë (1-1), por rusët u treguan më të suksseshëm dhe fituan pas akordimit të penalltive me rezultatin 3-4.

-Advertisement-

Spanja tashmë do të udhëtojë në shtëpi, sikurse kombëtaret tjera të mëdha si: Argjentina, Gjermania dhe Portugalia.

Në anën tjetër kombëtarja e Rusisë do të takohet në çerekfinale të Kupës së Botës me fituesin e takimit Kroaci – Danimarkë.

Kroacia dhe Danimarka takohen sonte me fillim nga ora 20:00, poashtu në kuadër të 1/8 së Kupës së Botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera