Rusia vazhdon të sulmojë përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 28 December 2022
Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë me zjarr artilerie pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontaktit në lindje, teksa sulmet janë përqendruar në Bahmut dhe Avdijivka në Donjeck. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase në këto dy qytete po zhvillohen luftimet më të ashpra në muajt e fundit.
Rusia sërish ka sulmuar objektivët civilë në rajonin jugor dhe në qytetin e Hersonit dhe ka granatuar në Dnipropetrovsk, tha ushtria dhe zyrtarët rajonalë.
“Armiku po vazhdon ofensivën në drejtimit të Bahmutit dhe Avdijivkës [në Donjeck] dhe ka tentuar që të përmirësojë pozicionin e tij taktik në drejtim të Limanit [në Luhansk]”, tha Shtabi i Përgjithshëm më 28 dhjetor.
Trupat ruse kanë kryer 33 sulme me artileri dhe një sulm ajror ndaj pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe civilëve në Herson gjatë 24 orëve të fundit, u tha në njoftim.
Rusia sërish ka granatuar qarkun e Nikopolit në rajonin e Dnipropetrovskit gjatë natës, tha kreu i administratës rajonale ushtarake, Valentyn Reznichenko.
Reznichenko tha se shtëpitë e civilëve janë shkatërruar dhe një panel solar në këtë rajon, që ka nevojë për energji elektrike.
Rusia për muaj të tërë ka sulmuar me dronë infrastrukturën e energjisë së Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas në errësirë dhe në të ftohtë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin në orët e vona të 27 dhjetorit tha se situata në Donbas – që përbëhet nga rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut – ishte e “vështirë dhe e dhimbshme”.
Ai tha se kjo javë do të jetë “e rëndësishme për Ukrainën nga aspekti politik” dhe se një plan veprimi po diskutohet për ushtrinë ukrainase për vitin e ardhshëm dhe për situatën në qytetet e Kreminës dhe Bahmutit, që gjenden në Luhansk dhe Donjeck.
Njoftimi i Zelenskyt erdhi në kohën kur një ekspert ushtarak britanik i tha BBC-së se forcat ukrainase janë pranë një përparimi të madh përreth Kreminës dhe Svatovit në Luhansk. Një përparim i tillë mund të shtyjë prapa trupat ruse për rreth 65 kilometra “afër vendit ku pushtimi i tyre nisi në shkurt”, tha Michael Clark.
Ushtria ruse tha se ka shkaktuar humbje të rëndësishme ndaj ushtarëve ukrainas gjatë luftimeve me artileri në pozicionet në vijën e fronit, nga Hersoni deri në Harkiv.
Moska pretendoi se ka vrarë afër 60 ushtarë ukrainas gjatë luftimeve në Donjeck, në lindje të Ukrainës, raportoi TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Në rajonin e Luhanskut afër 30 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë sulmeve me artileri, tha ministria ruse.
Raportimet për suksese në fushëbetejë nga ana ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur./REL

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...