Lajme

“Rusia vazhdon të mbështesë Serbinë në raport me Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 22 March 2022

Drejtori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Yuri Philipson, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti” ka thënë se Rusia vazhdon të mbështesë Serbinë dhe interesat e saj në raport me Kosovën.

Ky zyrtar thotë se Rusia vazhdon të mbetet në krah Serbisë në atë që e konsideron kontest me Kosovën, përçka thotë se Moska nuk e sheh situatën në “favor të njërës anë”.

“Ne në mënyrë aktive jemi të përkushtuar që të zgjidhim situatën në Bosnje dhe Hercegovinë , dhe do të këmbëngulim që interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën të mirren parasysh, që të mos ketë favorizim të padrejtë të njërës palë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai botën perëndimore e quajti “neokolonialiste” në raport me Ballkanin Perëndimor për të cilët tha se kanë “percepsion arrogant” dhe e shohin rajonin si “objekt të cilin duhet ruajtur”.

Ai vazhdoi masazhin e kahershëm psikologjik ndaj Serbisë duke thënë se pozicioni i Beogradit “është i guximshëm”, pasi këta të fundit nuk u bashkërenduan në sanksaionet perëndimore vendosur Rusisë.

Serbia vazhdon të luaj pozicionin e saj ambivalent gjeopolitik, ku në njërën anë nuk i bashkohet sanksioneve perëndimore, por në të njëjtën kohë duke u pozicionuar në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës pas pushtimit dhe agresionit rus. /Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera