Lajme

Rusia tregon se a do t’i mbyllë ambasadat nëpër Europë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 10 May 2022

Rusia ka deklaruar se nuk ka në plan të mbyllë ambasadat e saj në Europë si shenjë hakmarrje për masat që Perëndimi ka vendosur kundrejt saj për pushtimin e Ukrainës, sipas mediave ruse, shkruan BBC.

“Kjo nuk është në traditën tonë,” tha zëvendësministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA.

“Prandaj, ne besojmë se puna e zyrave përfaqësuese diplomatike është e rëndësishme”.

-Advertisement-

Vendet perëndimore kanë vendosur një sërë masash ndëshkuese – duke përfshirë sanksionimin e zyrtarëve kryesorë rusë, ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse dhe ndalimin e importeve të naftës ruse për ta shtyrë Moskën ti japë fund ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë.

Të hënën, ambasadori i Rusisë në Poloni u sulmua me bojë të kuqe nga njerëzit që protestonin kundër luftës./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera