Lajme

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar Luhanskun me raketat e pranuara nga Britania

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 13 May 2023

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se një avion ukrainas ka goditur dy shënjestra në një qytet në rajonin ukrainas të Luhanskut, që është nën kontrollin rus.

Sulmi, sipas Rusisë është bërë me raketat e llojit Storm Shadow, që Britania i ka dhënë Kievit.Këto pretendime të ministrisë ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Më 11 maj, Britania u bë shteti i parë që tha se ka nisur ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, që do t’i lejojnë Kievit të kryejë sulme ndaj trupave ruse dhe ndja depove të furnizimeve që gjenden prapa vijave të fronit, teksa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë të madhe.

-Advertisement-

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se këto lloje raketash do të përdoren brenda territorit ukrainas, duke lënë të kuptohet se ka marrë garanci nga Kievi se ato nuk do të përdoren për shënjestra brenda kufijve të Rusisë, të pranuar ndërkombëtarisht./Euronews/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera