Lajme

Rusia thotë se po përballet me “luftë totale” nga Perëndimi

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 25 March 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia po përballet me një luftë totale të shpallur nga Perëndimi.

Në një takim të premten, Lavrov tha se “për ne është shpallur një luftë e vërtetë hibride, një luftë totale”. Ai shtoi se qëllimi ishte “shkatërrimi, thyerja, mbytja e ekonomisë ruse dhe Rusisë në tërësi”.

Gjatë muajit të parë të pushtimit të Ukrainës, të cilin Rusia e përshkruan si “operacion special ushtarak”, Perëndimi prezantoi masa të ashpra që synonin ekonominë dhe sistemin financiar rus, si dhe presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë./REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera