Lajme

Rusia thotë se nuk po zhvillohen bisedime mes Moskës dhe Kievit

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 17 May 2022

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave”, iu tha ai gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rudenko tha se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin “në asnjë formë”.

-Advertisement-

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i tha më parë BBC-së se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë – dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera