Lajme

Rusia thotë se i ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 24 November 2022

Një punonjëse rregullon pasaportat ruse në një fabrikë në Moskë, më 11 korrik 2019

Një punonjëse rregullon pasaportat ruse në një fabrikë në Moskë, më 11 korrik 2019.

Moska zyrtare tha të martën se i ka lëshuar më shumë se 80 mijë pasaporta ruse për qytetasit e katër territoreve në Ukrainë që kur presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e tyre, në shtator.

-Advertisement-

Në shtator, Rusia i kishte mbajtur të ashtuquajturat referendume në katër rajone të Ukrainës – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – dhe tha se qytetarët kishin votuar ‘pro bashkimit me Rusinë’.

“Që nga shtimi i katër rajoneve në Federatën Ruse, në pajtim me ligjin, më shumë se 80 mijë njerëz kanë marrë pasaporta si qytetarë të Federatës Ruse”, tha Valentina Kazakova, zyrtare për emigrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas agjencive të lajmeve në Rusi.

Putini i kishte aneksuar formalisht ato territore në një ceremoni në Kremlin në tetor, edhe pse forcat e tij ushtarake nuk kanë pasur asnjëherë kontroll të plotë mbi ato zona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera