Lajme

Rusia thotë se do të arrijnë qëllimin e “operacionit special” ushtarak në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 13 September 2022

Në përgjigjen e parë ndaj përparimit të forcave të Ukrainës gjatë fundjavës në rajonin e Kharkiv, Kremlini ka thënë se Rusia do të arrijë qëllimet e “operacionit të saj special ushtarak”.

Gjatë një konference me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se nuk kishte nevojë për diskutime në lidhje me çmilitarizimin e mundshëm të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia – një nga rekomandimet kryesore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nga vizita e saj në termocentral.

Peskov gjithashtu refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me një mobilizim të mundshëm për të mbështetur fushatën ushtarake. /Abc news

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera