Rusia tenton të rrethojë dy qytete kyçe në Donbas
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 28 May 2022
Forcat ukrainase ndoshta do të duhet të tërhiqen nga Severodonjeck, një prej dy qyteteve kryesore të rezistencës në lindje të vendit që forcat ruse janë afër t’i rrethojnë, paralajmëroi një zyrtar. Ky njoftim vjen teksa Britania tha se Moska ka nevojë akute për një fitore në Donbas si justifikim politik për luftën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi situatën aktuale në rajonin e Donbasit si “shumë të vështirë”.
“Forcat ruse kanë përqendruar përpjekjet e tyre në Donbas, duke përdorur sulme të artilerisë dhe sulme me raketa, ndërsa forcat ukrainase po mbrojnë tokën tonë në mënyrë që të lejojnë që të ketë burime të mbrojtjes”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një adresimi natën e 27 majit.
Trupat ruse kanë bërë një përparim të shpejt në rajonin e Luhanskut, duke u përqendruar në qytetet Severodonjeck dhe Lisiçansk.
Sulmet e vazhdueshme me artileri kanë shkatërruar pothuajse plotësisht Severodonjeckut dhe kanë vrarë qindra civilë, thanë zyrtarët e këtij qyteti.
Serhiy Hayday, guvernator i Luhanskut, tha më 28 maj se janë afër 10,000 trupa ruse në rajon dhe se rusët veçse kanë hyrë në disa pjesë të Severodonjeckut.
“Është e mundshme në mënyrë që të mos dorëzohen, ata [ukrainasit] do të duhet të largohen”, tha Hayday.
Kryetari i Severodonjeckut, Olesandr Stryuk, tha se të paktën 1,500 persona janë vrarë në qytet qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Afër 12,000 deri në 13,000 persona vazhdojnë të jenë në qytet, tha ai. Severodonjecku kishte një popullsi prej afër 100,000 banorësh para se të niste lufta.
Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 28 maj se forcat ruse me gjasë kanë marrë shumicën e territorit të Limanit, një zonë në perëndim të Severodonjeckut dhe sipas inteligjencës britanike, ky duket të jetë operacioni fillestar i fazës së ardhshme të ofensivës ruse.
Ukraina po ashtu ka thënë se rusët kanë marrë kontrollin e shumicës së Limanit dhe se forcat e saj po pengojnë përparimin e rusëve në jugperëndim.
Inteligjenca britanike vlerësoi se Rusia me gjasë do të vë si prioritet marrjen e kalimit të lumit Siverski Donjeck, që ndan Severodonjeckun nga qyteti Lisiçansku.
Moska e ka vendosur si objektiv kyç marrjen e të gjithë rajonit lindor të Donbasit, pasi dështoi që të merrte kontrollin e Kievit.
Në buletin, Ministria britanike e Mbrojtjes vlerësoi se “nëse Rusia ka sukses për të marrë kontrollin e këtyre zonave, në Kremlin ka të ngjarë që kjo të shihet si fitore politike dhe të paraqitet para popullit rus si justifikim për pushtimin”./REL
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...