Rusia synon t’i çojë në luftë nga 500 banorë në javë prej një rajoni siberian

Autori: Gazeta inFokus
23:36 | 14 November 2023
Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajon me shumicë etnike jo ruse në verilindje të Siberisë, t’i dërgojë nga 500 burra në frontin ukrainas çdo javë për ta përmirësuar renditjen e vet.
Aleksandr Avdonin, komisar ushtarak i Jakutias, tha në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarët lokalë në shtator se ky rajon ishte i fundit në renditjet e rajoneve që rekrutojnë trupa.
Jakutia e kishte përmbushur vetëm një të tretën e planit të rekrutimit, Avdonin kishte thënë, sipas grupit për të drejtat e njeriut Fondacioni për Jakutian e Lirë, i cili e siguroi një audio incizim të takimit.
Ky ishte vendi me shkallën më të ulët të rekrutimeve në rajonet lindore të Rusisë, tha ai.
Ai u bëri thirrje zyrtarët t’i dërgojnë nga 15 banorë prej çdo rrethinë çdo javë deri në përfundim të vitit. Jakutia, njëra prej rajoneve më të varfra në Rusi, i ka 36 rrethina, që do të nënkuptonte dërgimin e 540 burrave çdo javë në luftën në Ukrainë.
Jakutët, një popull që flet gjuhën turkike, është grupi më i madh etnik në Jakutia, i ndjekur nga rusët.
Kremlini është përpjekur ta arsyetojnë luftën agresive kundër Ukrainës në shumë mënyrë të rrejshme, përfshirë për nevojën për t’i mbrojtur rusët në lindje të Ukrainës.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se pakicat po e bartin një barrë më të rëndë të luftës se sa vetë rusët. Rajonet etnike të Rusisë janë në mesin e më të varfrave dhe burrat mund të joshën nga pagat e larta që u ofrohen për të luftuar në Ukrainë.
Jakutia është rreth 5.000 kilometra larg frontit ukrainas./REL

Të tjera
-
Elshani jep detaje për armatimin që iu gjet Arsenijeviqit: Sasia konsiderohet e rrezikshme
Të dielën e 22 qershorit një sasi e madhe e armatimit u kap në Vallaq të Zveç...
-
Shpë*rthim pranë termocentralit në Ashdod të Izraelit, pas su*lmeve iraniane
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një termocentrali në qytetin bregde...
-
Arsenijeviq: Sveçla tashmë ma shqiptoi dënimin, kthehem kur të më mundësohet proces i drejtë
Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, ka reaguar ndaj deklaratës së ministr...
-
INDEP publikon analizë për zgjidhjen e krizës energjetike: Çdo muaj i humbur është humbje e parasë publike
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar analizën e politikave...
-
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë është dhe pse ka rëndësi?
Ligjvënësit iranianë kanë mbështetur thirrjet për mbylljen e Ngushticës së Ho...
-
Nënoficeri i FSK-së, çertifikohet në Mbretërinë e Bashkuar
Nënoficeri Qendrim Berisha nga Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përfunduar me...
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Soponicë të Kaçanikut
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sot mes d...
-
Haradinaj: Kosova po ndëshkohet – opozita duhet ta ballafaqojë mashtruesin (Kurtin) dhe ekipin e tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
Izraeli thotë se i ka goditur Rojat Revolucionare dhe qendra të tjera në Teheran
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se aeroplanët luftarakë të Forcës Ajro...
-
Rrëzohen pretendimet e Thaçit se rasti kundër administrimit të drejtësisë duhej iniciuar nga trupi gjykues në rastin për krime lufte
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë rrëzuar mocionin e mbr...
-
A do ta duronte gazin lotsjellës si Kryeparlamentare, çfarë thotë kandidatja Haxhiu
Albulena Haxhiu, është paraqitur në seancë gjyqësorë për gazin lotsjellës në ...
-
Bajrami: Qeveria e unitetit mund të shtyhet, por prapëseprapë do të vijmë në një pikë kur duhet të ulemi të gjithë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se “dihet ...